Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim
Pas rikonstruksionit të shkollave “Dhaskal Todri”, “Naim Frashëri” dhe shkollës 9-vjeçare në Shushicë, Elbasani vijon me investime për përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka bërë të ditur se shkolla “Abdyl Paralloi” do të rikonstruktohet, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit. “Për ne, arsimi i fëmijëve tanë është përparësi. Prandaj, vijojmë të investojmë për shkolla më moderne, ambiente më të mira dhe kushte bashkëkohore, ku çdo nxënës të ketë mundësinë të mësojë dhe të zhvillohet sa më mirë”, shprehet Llatja. Përmes këtij investimi synohet përmirësimi i ambienteve shkollore dhe krijimi i një mjedisi më funksional e të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor, në vijim të punës për modernizimin e infrastrukturës arsimore në Elbasan.
Burimi:
kohajone.com