Shkodra mirëpriti festivalin ndërkombëtar të filmit
Shkodra u kthye në një pikëtakim të kinematografisë ndërkombëtare nga data 3-9 tetor duke mirëpritur artistë, regjisorë dhe profesionistë të filmit në një javë të pasur me art, kulturë dhe emocione. Bashkia Shkodër njofton se nën temën “Voices of the Earth – Zërat e Tokës”, festivali solli filma nga vende të ndryshme të botës, konkurrime në katër kategori, diskutime artistike dhe mbrëmje të veçanta kushtuar kinematografisë së Turqisë, Suedisë, Hungarisë dhe Kosovës. Sipas njoftimit, mbrëmja përmbyllëse kulmoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, duke vlerësuar krijimtarinë dhe talentin e kineastëve pjesëmarrës. Kinema “Republika” vijon të konsolidohet si një hapësirë e rëndësishme e jetës kulturore të Shkodrës, duke mirëpritur aktivitete që e lidhin qytetin tonë me skenën artistike ndërkombëtare. Shkodra, qytet i artit, kulturës dhe traditës,...
Burimi:
kultplus.com