Shkodra mahnit turistët e huaj, natyra dhe mikpritja e kthejnë në destinacion të preferuar

Shkodra mahnit turistët e huaj, natyra dhe mikpritja e kthejnë në destinacion të preferuar

Nga liqeni dhe lumi Buna te malet, peizazhet e mrekullueshme dhe mikpritja tradicionale, Shkodra vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët e vlerësojnë si një destinacion që ofron natyrë, aventurë dhe përvoja të veçanta. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një kolazh me pamje nga Shkodra, të shoqëruara me përshtypjet e vizitorëve të huaj, të cilët shprehin mahnitjen nga bukuritë natyrore dhe përvojat e tyre gjatë udhëtimeve në këtë zonë. “Shkodra e transformuar, tanimë gjithnjë e më e bukur e më mikpritëse, është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve nga e gjithë bota për pushimet dhe udhëtimet e tyre në Shqipëri”, shkroi Rama. Në dëshmitë e tyre, turistët veçojnë larminë e peizazheve të Shqipërisë, nga malet...