Shkodra, aty ku fotografia bashkon artistë dhe kultura
Për herë të parë në Shkodër, dhjetë artistë fotografë nga Italia prezantuan punët e tyre në kuadër të ekspozitës ndërkombëtare “No Limits”, pjesë e aktivitetit Fokus Award Albania – International Photography Festival, i cili këtë vit shënon 17-vjetorin e tij. Galeria ODA u bë mikpritëse e kësaj ekspozite, duke hapur dyert për një takim artistik që e ktheu mbrëmjen e djeshme në një festë të fotografisë, miqësisë dhe shkëmbimit kulturor. Me ftesë dhe organizimin e fotografes Rozafa Shpuza, Shkodra mirëpriti një grup të madh artistësh e fotografësh nga Italia, Zvicra, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vende të tjera. Të bashkuar nga pasioni për fotografinë, ata sollën në qytet jo vetëm gjuhën e imazhit, por edhe energjinë e një udhëtimi që vazhdon të krijojë ura...
Burimi:
kultplus.com