Shkodër/ Transportonte 7 emigrantë nga Filipinet dhe Afganistani drejt Malit të Zi, arrestohet 23-vjeçari

Shkodër/ Transportonte 7 emigrantë nga Filipinet dhe Afganistani drejt Malit të Zi, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Shkodër, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 7 shtetas të huaj, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Transit 4”, në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj. Në automjetin që drejtohej nga i riu, banues në Urën Vajgurore, u gjetën 5 shtetas nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani. DVKM Shkodër/ Njoftimi Finalizohet operacioni i koduar “Transit 4”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi u kap duke transportuar me automjet 7 shtetas nga Filipinet dhe Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi....