Shkodër/ Kapet 1.5 kg kanabis gati për shitje në afërsi të shkollave, në pranga 28-vjeçari

Shkodër/ Kapet 1.5 kg kanabis gati për shitje në afërsi të shkollave, në pranga 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap me rreth 1.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e kishte siguruar për shitje, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Operacioni antidrogë i koduar “Reaction” u finalizua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së të riut u sekuestruan edhe peshore elektronike, pajisje për paketim me vakum dhe një aparat celular. Njoftimi i policisë/ Shkodër Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Reaction”. Goditet një rast i tentativës për shitje të kanabisit në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar që posedonte lëndë narkotike gati për shitje. Sekuestrohen rreth 1.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në...