Shkodër/ Aksident në fshatin Golem, humb jetën 17-vjeçari
foto ilustruese SHKODËR- Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Golem. Mësohet se motomjeti me të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një automjet. Përplasja ka qenë fatale për 17-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. View this post on Instagram Ndërkohë, personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi me inicile E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M., 50 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i policisë:...
Burimi:
zeri.ai