“Shko pi një kafe me Lindën”, Berisha-Spahiut: Fillim më të mbrapshtë nuk ka, jep dorëheqjen

“Shko pi një kafe me Lindën”, Berisha-Spahiut: Fillim më të mbrapshtë nuk ka, jep dorëheqjen

sali berisha-klodiana spahiu TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shkëmbyer replika me ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, pasi kjo e fundit premtoi se në rast se nuk do të sjellë “PETScan” në Institutin Onkologjik, në janar të 2027-ës, do të japë dorëheqjen. Berisha iu referua edhe paraardhëses së Spahiut, Evis Sala, për të cilën tha se ishte “studiuese e rrallë” dhe se me dorëheqjen e saj kishte mbrojtur integritetin. Demokrati i kërkoi Spahiu largimin nga detyra, teksa i sugjeroi të "pinte një kafe me Lindën, referuar Majlinda Karçanajt.  “Kësaj zone që ikën kështu dhe që u betua e stërbetua këtu dua t’i them dy fjalë. Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë me punime që me u marrë të gjithëve...