Shkencëtarët krijojnë lentet e syrit në laborator, një shpresë e re për trajtimin e kataraktit
Shkencëtarët kanë arritur për herë të parë të krijojnë në laborator një lente realiste të syrit të njeriut nga qelizat burimore, një arritje që potencialisht mund të hapë rrugën për trajtime të reja të kataraktit dhe sëmundjeve të tjera të syrit. Katarakti është një sëmundje e syrit që shfaqet kur thjerrëza natyrale e syrit bëhet e turbullt, duke shkaktuar shikim të mjegullt ose të paqartë. Në një zbulim të ri shkencor, studiuesit nga Universiteti Anglia Ruskin (ARU) në Mbretërinë e Bashkuar krijuan në laborator këto “mini-lente”. Ekipi, në të cilin bëjnë pjesë edhe ekspertë nga Universiteti i Cardiff-it dhe Universiteti i Osakës në Japoni, tha se këto lente i ngjajnë shumë lentes natyrale që ndodhet brenda syrit të njeriut. Shpresohet që këto lente të reja...
Burimi:
syri.net