Shkatërrohet banda e shqiptarëve, dyshohet për të paktën 40 grabitje në banesa

Shkatërrohet banda e shqiptarëve, dyshohet për të paktën 40 grabitje në banesa

Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal që ka kryer të paktën 40 vjedhje në banesa në disa rajone të vendit. Operacioni është zhvilluar nga karabinierët e Kompanisë së Solofras, në provincën e Avellinos, në bashkëpunim me repartet territoriale të Arma dei Carabinieri. Në pranga kanë rënë katër shtetas shqiptarë, banues në provincat e Napolit dhe Casertas, të moshave nga 24 deri në 38 vjeç. Ndaj tyre është ekzekutuar një masë arresti në burg, e lëshuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake pranë Gjykatës së Avellinos. Të katër akuzohen për ‘associazione per delinquere’, pra organizim kriminal me qëllim kryerjen e vjedhjeve në banesa, kryesisht në qendra të vogla urbane në territorin italian. Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria e...