Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari i një dyqani në Durrës

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari i një dyqani në Durrës

Një operacion i koduar “Illegality” është finalizuar nga Policia e Durrësit, në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave. Gjatë kontrolleve në një dyqan në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të një 46 vjeçari, policia ka zbuluar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Në ambientet e biznesit janë gjetur qindra paketa me cigare dhe fishekzjarrë, të cilat dyshohet se tregtoheshin pa përmbushur detyrimet doganore dhe fiskale. Sipas policisë, 46-vjeçari dyshohet gjithashtu se fshihte të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre mallrave. Në përfundim të operacionit, pronari i dyqanit u arrestua. Ai akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra me të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave...