Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 3”, pasi dyshohet se përgatitnin dhe shisnin kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit. Në pranga kanë rënë A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Laç, si dhe N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel. Nga hetimet paraprake dyshohet se tre personat bashkëpunonin me njëri-tjetrin për përgatitjen dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e të arrestuarve, policia gjeti dhe sekuestroi 94.70 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë dhe dy peshore elektronike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu një automjet dhe një orë...