‘SHISH në shërbim të bandave’/ Berisha: Gysi përgjonte këdo që donte, e ndihmonin Jurgen Kole dhe Iglis Sadikaj

‘SHISH në shërbim të bandave’/ Berisha: Gysi përgjonte këdo që donte, e ndihmonin Jurgen Kole dhe Iglis Sadikaj

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një tjetër denoncim të fortë në kuadër të skandalit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Sërish në qendër të këtij skandali është Ergys Agasi. Berisha shkruan se sipas qytetarit dixhital, Agasi përgjonte këdo që dëshironte. Agasin e ndihmonte Jurgen Kole, drejtor i Operacionales në SHISH dhe Iglis Sadikaj, shefi i njërës prej bazave në terren. POSTIMI I PLOTË Përgjimet e SHISH-it në shërbim të bandave Gysi vinte në përgjim çdo person që dëshironte. Drejtori i Operacionales, Jurgen Kole, dhe Iglis Sadikaj, kryesorë në këtë veprimtari të paligjshme. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital: “Si je, Doktor? Po të vë në dijeni për një nga personazhet kryesorë që ka institucioni i SHISH-it. Ai është drejtori i Operacionales në SHISH, Jurgen Kole,...