Shifrat e frikshme/ Shqipëria nuk prodhon më, ekonomia mbahet në këmbë nga shteti dhe taksat

Shifrat e frikshme/ Shqipëria nuk prodhon më, ekonomia mbahet në këmbë nga shteti dhe taksat

Ekonomia u rrit me 3.61% në tremujorin e dytë 2026, sipas INSTAT, por sektorët që po ndikojnë këtë rritje janë të paktët dhe pa shumë lidhje me ekonominë reale. Efektin kryesor vijon ta japë “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,38 pikë përqindje. Kontributi i administratës publike në rritjen ekonomike lidhet kryesisht me rritjen e vlerës së shtuar të këtij sektori, ku rritja e pagave në administratë, arsim dhe shëndetësi ka ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e shpenzimeve të personelit, një komponent kryesor në llogaritjen e prodhimit të shërbimeve publike në PBB. Krahas administratës, “taksat neto” janë kontribuuesi i dytë më i madh në rritje me 1.13 pikë përqindje. Të dy këto aktivitete janë të lidhura kryesisht me rritjen e pagave në administratën publike. Pesha e...