Shifra tronditëse/ Fatura e arbitrazheve arrin në 185 mln euro, mbi 10 mln euro vetëm kosto ligjore
Detyrimet e Shqipërisë nga çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kanë arritur në 184.7 milionë euro deri në fund të shtatorit 2026, nga të cilat mbi 10 milionë euro përfaqësojnë vetëm kostot ligjore, administrative, gjyqësore dhe të përfaqësimit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rreth 74.5 milionë euro klasifikohen si detyrime të mbështetura në vendimet e arbitrazhit dhe kosto ligjore, ndërsa 110.2 milionë euro janë detyrime kontingjente, që mund të rëndojnë mbi buxhetin e shtetit në varësi të zhvillimeve të mëtejshme ligjore. Të dhënat, të publikuara në tabelat fiskale të Ministrisë së Financave, tregojnë se përveç vlerës së dëmshpërblimeve të vendosura në proceset e arbitrazhit, shteti shqiptar përballet edhe me një faturë të konsiderueshme për shpenzimet e mbrojtjes dhe të përfaqësimit ligjor. Deri në shtator 2026,...
Burimi:
syri.net