Shi dhe mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, ja çfarë pritet këtë të shtunë

Shi dhe mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, ja çfarë pritet këtë të shtunë

Ditën e shtunë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i vranët, me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në Ultësirën Perëndimore dhe në jug të vendit, reshjet pritet të jenë hera-herës me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet hera-herës, duke arritur shpejtësinë deri në 16 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2–3 ballë.