Shfaqja “Hope” në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit 

Shfaqja “Hope” në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit 

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “HOPE”, me koreografi nga Sead Vuniqi, më 29 tetor, në ora 19:00, në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Shfaqja organizohet në kuadër të Muajit Rozë dhe aktiviteteve për ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit, me theks të veçantë në rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes./ KultPlus.com