Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë të Himarës, ku një 32-vjeçare e lindur në Londër ka ndërruar jetë pasi shfaqi komplikacione të rënda shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel të zonës. Stafi i hotelit e ka transportuar drejt Qendrës Shëndetësore, por pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë. Hetimet e para sugjerojnë se bëhet fjalë për vdekje natyrale. Nga verifikimet e kryera nga mjekët ka rezultuar se e reja kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore, konkretisht shqetësime me frymëmarrjen dhe diabetin. “Më datë 21.09.2026, rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe...