Sherri për pronën në Palasë, Kadastra: I jemi drejtuar SPAK, kishim dyshime për falsifikim dokumentesh
Një konflikt mes dy biznesmenësh në Vlorë ka nxjerrë në pah një betejë të vjetër për pronën në Palasë. Më 3 shtator, Luan Muça dhe Vasil Bedinaj u përplasën në hotelin e këtij të fundit. Debati degradoi në konflikt fizik dhe përdorim armësh. Bedinaj akuzoi Muçën për një gjobë prej 5 milionë eurosh, pretendim që ky i fundit e mohoi. Në qendër të përplasjes qëndron një sipërfaqe toke në Palasë, të cilën të dyja palët e pretendojnë si pronë të tyre dhe ku synojnë të zhvillojnë projekte turistike. Çështja vijon në gjykatë, në konflikt është përfshirë edhe shteti. Kryeministri Edi Rama ka vendosur shpronësimin e tokës. Në një përgjigje ekskluzive për Top Story, Kadastra ka sqaruar se si qëndron çështja e kësaj prone. Sipas ASHK,...
Burimi:
kohajone.com