Sherri mes biznesmenëve në Palasë, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë
Zv. Drejtori Politik i Top Channel, Filip Çakuli, i ftuar në “Top Story”, komentoi konfliktin për pronat mes biznesmenëve në Palasë, duke e cilësuar paradoksale situatën që Shqipëria, edhe pas 36 vitesh, vijon të mos ketë një hartë kadastrale unike dhe të përballet me mbivendosje pronësie. “Kjo historia e pronave në Shqipëri, 36 vjet dhe pa pasur një hartë kadastrale unike, është paradoksale. Mirë, pronat në kohën e komunizmit u sekuestruan, por ne vazhdojmë me mendësi komuniste kur themi ‘ish-pronarë’. Ata janë pronarët e ligjshëm”, tha Çakuli. Ai solli si shembull situatat ku për të njëjtën sipërfaqe toke mund të dalin disa persona që pretendojnë pronësinë mbi bazën e dokumenteve të ndryshme. “Po të ngrihen për një gardh, njëri thotë ‘jam pronar, e kam nga...
Burimi:
kohajone.com