Sherri i dhunshëm në Sarandë. Dy vëllezërit plagosen brenda berberhanes, përleshja vijon edhe jashtë

Sherri i dhunshëm në Sarandë. Dy vëllezërit plagosen brenda berberhanes, përleshja vijon edhe jashtë

Janë publikuar pamjet e një konflikti të dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, ku dy vëllezër mbetën të plagosur me mjete prerëse. Sipas pamjeve, dy vëllezërit ndodhen brenda një berberhaneje në momentin kur përfshihen në konflikt dhe më pas goditen. Përleshja nuk është mbyllur aty, pasi sherri vijon edhe jashtë ambienteve të berberhanes, ku situata përshkallëzohet më tej. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35. Dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në lidhje me ngjarjen, Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë tre të rinj: K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë. Sipas Policisë, tre të arrestuarit dyshohet...