Sherr mes pilotëve, avioni me izraelitë detyrohet të ulet në një shtet që nuk i njeh

Sherr mes pilotëve, avioni me izraelitë detyrohet të ulet në një shtet që nuk i njeh

Bota E Mërkurë, 30 Shtator 2026 11:20 Një fluturim nga Dubai drejt Tel Avivit u devijua papritur drejt Arabisë Saudite pas një sherri mes pilotëve, thanë zyrtarë izraelitë për mediat lokale. Avioni i kompanisë Flydubai, i cili u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe herët të mërkurën, sinjalizoi një kod emergjence rreth dy orë pas nisjes, sipas faqes së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24, përcjell A2 CNN. Pak minuta më vonë, avioni kaloi në kodin që përdoret për të raportuar një rrëmbim, por më pas u rikthye në sinjalin e përgjithshëm të emergjencës, bëri të ditur Flightradar24. Zyra e kryeministrit izraelit tha se incidenti nuk besohet të ketë qenë një rrëmbim avioni. Pasagjerët i thanë mediave lokale se kishin frikë për...