Shënoi tregolësh në javën e parë në Champions League, Milan piketon sulmuesin 35 milionë eurosh për janarin

Shënoi tregolësh në javën e parë në Champions League, Milan piketon sulmuesin 35 milionë eurosh për janarin

14 Shtator 2026 18:11 Telesport Pavarësisht se vetëm pak ditë më parë u mbyll merkato e verës, Milan ashtu si edhe të gjitha klubet e tjera të mëdha kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e janarit. Fussball-neës.de duke iu referuar ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, zbulon se Milan ka piketuar sulmuesin e Stuttgart, Ermedin Demirovic, si përforcimin e mudnshëm për repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit. 28-vjeçari boshnjak shkëlqeu në javën e parë në Champions League, ku shënoi tregolësh në fitoren e Stuttgart 3-1 ndaj Viking. Kontrata aktuale e tij me klubin gjerman skadon në qershor të vitit 2028, vlera e tij në treg aktualisht llogaritet 35 milionë euro. Përveç Milanit, për boshnjakun ka interes konkret edhe nga klube të tjera të...