Shënohet rasti i parë i vdekjes në Kosovë nga Virusi i Nilit Perëndimor

Shënohet rasti i parë i vdekjes në Kosovë nga Virusi i Nilit Perëndimor

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se më 15 shtator 2026 është regjistruar rasti i parë i vdekjes së një pacienti të diagnostikuar me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV). Sipas njoftimit të Klinikës Infektive, pacienti Rr. I., i lindur më 2 maj 1960, ishte hospitalizuar më 10 shtator në gjendje të rëndë klinike, me diagnozën meningoencephalitis acuta. Para hospitalizimit, pacienti ishte trajtuar në mënyrë ambulatore për pesë ditë. Në ditën e pranimit në Klinikën Infektive, atij iu kryen ekzaminimet e nevojshme diagnostikuese dhe iu iniciua menjëherë trajtimi, në përputhje me gjendjen e tij shëndetësore. Në kuadër të ekzaminimeve laboratorike, pacientit iu realizua edhe analiza RT-PCR për Virusin e Nilit Perëndimor, e cila rezultoi pozitive. QKUK-ja ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e...