Shënjestra e radhës e Rusisë? NATO në alarm nga skenarët e Putinit

Shënjestra e radhës e Rusisë? NATO në alarm nga skenarët e Putinit

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Markus Tsahkna, është i prerë. Në një njoftim zyrtar ai bën të ditur: “Vlerësimi ynë për kërcënimet që paraqet Rusia nuk ka ndryshuar”. Nënteksti kuptohet lehtësisht: misioni i drejtorit të CIA-s, Xhon Ratklif, në Moskë, nuk e ka ndryshuar situatën. Për këtë kanë diskutuar edhe ambasadorët e vendeve të NATO-s, të mbledhur dje në Bruksel. Në takim mori pjesë edhe zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Elbrixh Kolbi. Përfaqësuesi i Pentagonit u ka siguruar aleatëve se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të largohen nga Aleanca. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai ka njoftuar se deri më 6 nëntor do t’i paraqesë ministrit të Mbrojtjes, Pit Hegseth, “të paktën katër opsione” për dislokimin e trupave amerikane në Evropë. Parashikimi është që, siç ishte...