Shembet pjesërisht pallati 7-katësh në Stamboll, 8 persona nxirren të plagosur nga rrënojat –

Shembet pjesërisht pallati 7-katësh në Stamboll, 8 persona nxirren të plagosur nga rrënojat –

Një pallat shtatëkatësh është shembur pjesërisht në lagjen Cevizli, në zonën Maltepe të Stambollit, duke shkaktuar plagosjen e të paktën tetë personave. Pas shembjes është nisur një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, ku janë angazhuar zjarrfikës, ekipet e AFAD-it (Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave), UMKE (Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor) dhe forcat e policisë. Sipas mediave turke, banorët që ndodheshin në katet e sipërme dhe që nuk u prekën nga shembja janë evakuuar nga ndërtesa për arsye sigurie. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet nën rrënoja, ku dyshohet se ndodheshin persona të bllokuar. Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, deklaroi se gjashtë persona janë nxjerrë nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Më herët, ekipet e shpëtimit kishin arritur të vendosnin kontakt...