Shembet miniera e arit në Sudan, raportohen të paktën 60 viktima

Shembet miniera e arit në Sudan, raportohen të paktën 60 viktima

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere ari në një zonë të largët në veri të qytetit Al-Nuhud, në shtetin e Kordofanit Perëndimor në Sudan. Shumë persona të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar gjatë gjithë natës. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në minierën Al-Zara, ku strukturat e pasigurta dhe mungesa e masave të sigurisë e kanë bërë punën veçanërisht të rrezikshme. Sipas të dhënave të deritanishme, rreth 60 trupa janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i personave që mund të jenë ende të bllokuar. Industria e arit ka marrë një rëndësi të madhe në Sudan që prej nisjes së luftës mes...