Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Hōlei Sea Arch, një nga formacionet më të fotografuara në Parkun Kombëtar të Vullkaneve në Hawaii, është shembur pas dekadash shenjash të paqëndrueshmërisë së shkëmbinjve. Harku gjigant prej shkëmbi lavik, rreth 27.4 metra i lartë, besohet se ishte formuar rreth 550 vjet më parë. Shërbimi i Parqeve Kombëtare të SHBA-së (NPS) bëri të ditur se koha e saktë e shembjes nuk dihet. Harku ishte ende i dukshëm më 23 shtator, ndërsa deri më 27 shtator ishte zhdukur plotësisht. Formacioni ndodhej në Parkun Kombëtar të Vullkaneve në ishullin Hawaii, i njohur edhe si “Ishulli i Madh”. Vija bregdetare përreth harkut kishte shfaqur prej vitesh shenja paqëndrueshmërie. Në vitin 2021, autoritetet paralajmëruan se formacioni natyror do të shembej përfundimisht. Në janar të vitit 2020, çarje të reja...