Shehi godet Berishën: Ka mbyllur ciklin politik, nuk ka çfarë t’i ofrojë më opozitës
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar drejtimin e opozitës dhe raportin e tij me Sali Berishën, duke deklaruar se nuk e mbështet atë si lider të opozitës. Shehi tha se qëndrimi i tij ndaj Berishës nuk lidhet me çështjen e “non grata”, por me bindjen se ish-kryeministri e ka përfunduar ciklin e tij politik. “Nuk jam me Berishën dhe nuk më pëlqen që Berisha drejton opozitën, jo se është ‘non grata’, se ky është muhabet për ata që janë fanatikë të një partie dhe nuk kuptojnë gjë. Berisha, them unë, ka bërë ciklin e vet dhe nuk ka çfarë ofron më”, u shpreh Shehi. Ai theksoi se statusi “non grata”, sipas tij, nuk e ka penguar Berishën të vijojë aktivitetin politik, duke kujtuar se...
Burimi:
ntv.al