Shehaj: As dhuna, as propaganda nuk e ndal ndryshimin. Rama të dorëhiqet!
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen sa më shpejt, duke deklaruar se protesta e të rinjve dhe të rejave në Tiranë është një thirrje ulëritëse për ndryshim, që nuk mund të ndalet as me dhunë, as me propagandë dhe as me injorim. Në një reagim nga Uashingtoni, ku ndodhet për disa takime zyrtare, Shehaj thekson se Shqipëria ka vuajtur mjaftueshëm kostot e qeverisjes së korruptuar dhe se Edi Rama nuk duhet t’i shkaktojë vendit kosto të tjera për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. “Po ndjek nga Uashingtoni, ku jam për disa takime zyrtare, atë që po ndodh në Tiranë. Protesta e të rinjve dhe të rejave në Tiranë është një thirrje ulëritëse për ndryshim. Është...
Burimi:
ntv.al