Shefi i Rendit sulmon gazetarin Osman Stafa dhe tenton t’i marrë telefonin: Çfarë ke që filmon?!
Shefi i Rendit në Policinë e Tiranës, Kongres Metushi ka sulmuar gazetarin Osman Stafa, duke e penguar që të bënte punën e tij. Ngjarja është shënuar paraditen e kësaj të hëne në sheshin “Skënderbej”. Efektivi ka tentuar që t’i marrë telefonin gazetarit teksa ai po filmonte një moment kur policia ka ndaluar një grup të rinjsh që qëndronin në shesh. “Çfarë ke që filmon?! Ngele tërë kohës duke na filmuar!” – i thotë polici Stafës. “Gangster je ti? Unë filmoj çfarë të dua”, replikon gazetari.
Burimi:
gijotina.com