Shefi i Pentagonit përballet me përpjekjen për shkarkim, për shkak të luftës në Iran

Shefi i Pentagonit përballet me përpjekjen për shkarkim, për shkak të luftës në Iran

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, mund të përballet këtë javë me një votim në Dhomën e Përfaqësuesve për shkarkimin e tij, pasi një kongresist republikan e akuzoi për shkelje të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe abuzim me pushtetin, përfshirë zhvillimin e luftës kundër Iranit pa miratimin e Kongresit. Kongresisti republikan, Thomas Massie, nga Kentaki, paraqiti të hënën, më 9 nëntor, një rezolutë me tetë akuza kundër Hegsethit, duke nisur një afat dyditor për shqyrtimin e saj në Dhomën e Përfaqësuesve. “Duke u përfshirë në luftime në Iran për më shumë se 90 ditë pa autorizimin e Kongresit, sekretari Hegseth po shkel ligjin dhe duhet të mbajë përgjegjësi”, deklaroi Massie. Nisma vjen pas zgjedhjeve të mesmandatit të javës së kaluar, në të cilat demokratët...