Shefi i grupit parlamentar të Listës Studentore e akuzon Vuçiçin për pengim të punës së Kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të Listës Studentore e akuzon Vuçiçin për pengim të punës së Kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të Listës Studentore, Jovo Bakiç, e akuzoi shefin e grupit parlamentar të opozitës, Aleksandar Vuçiç, për pengim të punës së Kuvendit të Serbisë dhe tha se, pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit të mërkurën, Parlamenti do të funksionojë krejtësisht ndryshe. Në një konferencë për media, pas përfundimit të ditës së parë të punës së Kuvendit pas zgjedhjeve të tetorit, Bakiqi duke iu referuar Vuçiçit tha se ai kishte deklaruar se nuk do ta pengonte punën e Kuvendit, por megjithatë kishte folur për një kohë të gjatë në seancën e së martës. “Ne kryesisht e kemi lënë të flasë [Vuçiçin], pavarësisht ofendimeve, sepse nuk kemi dashur të zhytemi në llumin e tij”, tha Bakiçi. Duke folur për incidentin para Kuvendit,...