Shefat e tregtisë Kinë – BE zhvillojnë bisedime në Pekin

Shefat e tregtisë Kinë – BE zhvillojnë bisedime në Pekin

Ministri kinez i Tregtisë,Wang Wentao dhe Komisioneri i BE-së për Tregtinë dhe Sigurinë Ekonomike, Maros Sefcovic zhvilluan bisedime në Pekin të enjten. Sefcovic tha në platformën amerikane të mediave sociale X se të dyja palët po “punojnë shumë për të ribalancuar tregtinë BE-Kinë”, duke u bazuar në tre muaj “intensiv” angazhimi. “Është thelbësore që faza e parë e bisedimeve tona në kuadër të Konsultimeve për Tregtinë dhe Investimet të japë rezultate të prekshme”, tha ai. BE-ja synon të adresojë deficitin e saj tregtar me Kinën, i cili tejkalon 1 miliard euro (1.12 miliardë dollarë) në ditë, si dhe kufizimet e aksesit në treg dhe tregtisë. Bisedimet do të vazhdojnë deri të premten./ AA.