SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
SHBA i ka ofruar Ukrainës, sipas presidentit ukrainas, Zelensky, anëtarësimin në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi. Për Zelenskyn kjo është çështje për referendum. Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Shtetet e Bashkuara i kanë lënë të kuptohet Ukrainës mundësinë e anëtarësimit në NATO në këmbim të heqjes dorë nga territoret në Donbas. Sipas Zelenskyjt, kjo çështje u ngrit nga negociatorët amerikanë gjatë raundit më të fundit të bisedimeve të paqes me Rusinë në Abu Dabi. “Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohej në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Ishte hera e parë që shtrohej kjo pyetje”, deklaroi Zelenskyj para gazetarëve. Ai shtoi se, në rrethana të caktuara, do të ishte i gatshëm ta paraqiste këtë çështje për votim në...
Burimi:
kohajone.com