SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

Ushtria amerikane kreu një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë katër persona, njoftoi të dielën Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM). Në një deklaratë, SOUTHCOM tha se Task Forca e Përbashkët për Hemisferën Perëndimore kreu një “sulm vdekjeprurës kinetik” ndaj një anijeje të shpejtë që lundronte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Karaibe. “Informacionet e konfirmuara zbuluan se anija ishte e përfshirë aktivisht në trafikimin e narkotikëve”, tha komanda. SOUTHCOM i përshkroi personat e vrarë në operacion si “narko-terroristë”. Ajo publikoi gjithashtu pamje nga operacioni, ku anija shihet duke lundruar në ujë para se të goditet dhe të përfshihet nga një shpërthim.