SHBA REVOKON MBI 300 MIJË VIZA, RITMI I ANULIMEVE PËRSHPEJTOHET

SHBA REVOKON MBI 300 MIJË VIZA, RITMI I ANULIMEVE PËRSHPEJTOHET

Administrata e presidentit Donald Trump ka revokuar më shumë se 300 mijë viza amerikane gjatë mandatit të tij të dytë, njoftoi Departamenti i Shtetit, ndërsa qeveria vazhdon shtrëngimin e politikave të emigracionit. Shifra tregon një përshpejtim të ndjeshëm të anulimeve. Më 10 gusht, Departamenti i Shtetit kishte raportuar mbi 175 mijë viza të revokuara që nga fillimi i mandatit të Trumpit në janar 2025. Zëdhënësi Tommy Pigott deklaroi se administrata aktuale ka revokuar më shumë viza dhe me ritëm më të shpejtë se çdo administratë tjetër në historinë amerikane. Sipas tij, masat synojnë shtetasit e huaj që shkelin ligjin, kryejnë mashtrime ose cenojnë sigurinë kombëtare. Njoftimi nuk përmban ndarje sipas shtetësisë, llojit të vizës ose arsyes konkrete të anulimit. Për këtë arsye, nga bilanci i...