SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

Shtetet e Bashkuara po përcjellin raportimet për një rast të dyshuar të murtajës pneumonike në Rusi, pasi një punonjëse 28-vjeçare laboratori vdiq në rajonin siberian të Irkutskut. Rasti nxiti disa politikanë amerikanë të kërkojnë kufizime të gjera të udhëtimit nga dhe drejt Rusisë. “Jemi në dijeni të raportimeve për një rast të dyshuar të murtajës pneumonike me pasojë vdekjen në rajonin e Irkutskut, në Rusi”, tha më 4 tetor një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë. “Po e ndjekim nga afër situatën, në koordinim me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe agjencitë e tjera partnere”, tha ai. Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve ruse që “të ndajnë informacione të sakta, shpejt dhe në mënyrë transparente”....