SHBA përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, vendos tarifa, ja produktet e reja që ndalohen

SHBA përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, vendos tarifa, ja produktet e reja që ndalohen

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa dhe kufizime të reja ndaj një sërë produktesh kanadeze, duke përfshirë pijet alkoolike, produktet e qumështit, motoçikletat dhe mallra të tjera. Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 29 shtator dhe shënojnë një tjetër përshkallëzim të konfliktit tregtar mes dy vendeve fqinje. Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një serie urdhrash ekzekutivë, ka akuzuar Kanadanë se po “diskriminon” kompanitë amerikane, duke vendosur kufizime ndaj produkteve të SHBA-së, ndërsa aplikon politika më të favorshme për mallrat e vendeve të tjera. Sipas masave të reja, disa produkte kanadeze, përfshirë hirrën dhe birrën pa alkool, do të ndalohen plotësisht nga importi në SHBA. Për produkte të tjera, mes tyre djathërat dhe varkat me motor, do të aplikohen tarifa më të larta....