SHBA negocion paqen Rusi-Ukrainë, dy negociatorët e Trump, takime në Kiev dhe Moskë

SHBA negocion paqen Rusi-Ukrainë, dy negociatorët e Trump, takime në Kiev dhe Moskë

Përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë rikthehen në qendër të vëmendjes. Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, pritet të udhëtojnë këtë fundjavë në Moskë dhe Kiev, në një përpjekje të re për të çuar përpara negociatat për përfundimin e luftës. Lajmi është raportuar nga agjencia ruse TASS, ndërsa Reuters thotë se Kremlini nuk e ta konfirmuar zyrtarisht vizitën. Kievi e ka konfirmuar pritshmërinë për takimin. Presidenti Zelensky tha se janë përcaktuar tashmë data paraprake dhe se përfaqësuesit e presidentit amerikan pritet të mbërrijnë në Kiev në ditët në vijim. “Ne presim të takojmë përfaqësuesit e presidentit amerikan këtu në Kiev. Do të ketë një takim me ta në Moskë dhe në Kiev. E presim këtë...