SHBA merr “pjesën e luanit” të naftës së Venezuelës
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi më 28 gusht një marrëveshje që i jep Shteteve të Bashkuara kontrollin e më shumë se 65 miliardë fuçi të rezervave të naftës së Venezuelës përmes një partneriteti me kompani private. Në një postim në Truth Social, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se kjo marrëveshje do të ulë çmimet e gazit për të gjithë amerikanët, ndërsa firmave amerikane do t’u duhet të rigjallërojnë industrinë e naftës. “Me udhëzimin tim, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Luftës Pete Hegseth, duke punuar ngushtë me Presidenten e Përkohshme Shumë të Respektuar të Venezuelës, Delcy Rodriguez, dhe, nëpërmjet një partneriteti me biznesin privat, kanë siguruar kontrollin me shumicë amerikane të më shumë se 65 miliardë fuçi rezervash nafte në Venezuelë, pa...
Burimi:
javanews.al