SHBA-ja paralajmëron Serbinë për afrimin me Kinën në fushën e IA-së

SHBA-ja paralajmëron Serbinë për afrimin me Kinën në fushën e IA-së

E ardhmja e mundësive ekonomike të Serbisë do të varet nga vendimet politike dhe zgjedhjet e partneriteteve që ajo bën sot, paralajmëron Departamenti amerikan i Shtetit në një koment për Radion Evropa e Lirë, lidhur me afrimin gjithnjë e më të madh të Serbisë me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale (IA). Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian rikujton se harmonizimi me rregullat e Bashkimit Evropian në fushën e inteligjencës artificiale, është pjesë e procesit më të gjerë të integrimit evropian. “Si pjesë e procesit të anëtarësimit, Serbia është zotuar ta harmonizojë legjislacionin e saj me këto rregulla”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për REL-in. Nga Instituti i BE-së për Studime të Sigurisë thonë për REL-in se integrimi më i thellë me ekosistemet teknologjike...