SHBA-Iran, përshkallëzohet konflikti: Goditen cisterna iraniane, Teherani sulmon bazën amerikane

SHBA-Iran, përshkallëzohet konflikti: Goditen cisterna iraniane, Teherani sulmon bazën amerikane

Përplasjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, me dy palët që kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj objektivave të njëra-tjetrës. Forcat amerikane kanë goditur pesë cisterna të lidhura me Iranin, duke fundosur njërën prej tyre, ndërsa Teherani është përgjigjur me një sulm raketor ndaj një baze amerikane në Jordani. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), katër prej anijeve u goditën në Gjirin e Omanit, ndërsa një tjetër u sulmua pranë ishullit Kharg, zonë kyçe për eksportet e naftës iraniane. Autoritetet amerikane deklarojnë se anijet ishin të përfshira në një rrjet të fshehtë transporti dhe financimi, i cili gjeneron miliarda dollarë për Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupet aleate të Teheranit në rajon. Një prej cisternave, M/T Riesco, u fundos në...