SHBA godet pesë cisterna  iraniane, përshkallëzohet përplasja me Teheranin

SHBA godet pesë cisterna iraniane, përshkallëzohet përplasja me Teheranin

Forcat amerikane kanë goditur të martën pesë cisterna iraniane, duke fundosur një prej tyre, në përgjigje të dy sulmeve të Iranit ndaj një anijeje luftarake amerikane, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Sipas CENTCOM, katër prej anijeve të goditura ndodheshin në Gjirin e Omanit dhe lidheshin me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), ndërsa një tjetër u godit pranë ishullit Kharg, ku ndodhet terminali kryesor i eksportit të naftës së Iranit. Një nga anijet e goditura, M/T Riesco, u fundos në Gjirin e Omanit. CENTCOM publikoi edhe pamje të anijes së dëmtuar. Pas sulmeve amerikane, Irani lëshoi raketa drejt një baze amerikane në Jordani. Autoritetet jordaneze deklaruan se ushtria rrëzoi 18 nga 20 raketat, ndërsa dy të tjera ranë në zona të pabanuara....