No Image Available

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Luarasi reagon kundër Hysenit: SPAK të hetojë me përparësi çështjen

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi ka reagur me incidentin e ndodhur mes ish-drejtueses së SHISH-it dhe gazetares së njohur të kronikës, Klodiana Lala, përpara dyerve të GJKKO-së. Përmes një postimi në Facebook, Luarasi e ka dënuar sjelljen ndaj gazetares dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për trajtimin e kallëzimit dhe garantimin e mbrojtjes së saj. “Deklarata e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj Klodiana Lala në hyrje të GJKKO-së është e papranueshme. Një gazetare po bënte një pyetje me interes publik. Në vend të përgjigjes mori insinuata që dëmtojnë reputacionin, integritetin profesional dhe sigurinë e saj personale.  Si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, i bëj thirrje SPAK-ut që ta...