Shantazh nga Balluku? Rama u kundërpërgjigjet kritikëve: Askush nuk më mban peng
Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar aludimet për ndikimin e Belinda Ballukut në vendimmarrjen e tij dhe në përzgjedhjen e ministrave, gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas informacioneve që kanë dalë nga mbledhja, Rama ka reaguar ndaj pretendimeve se Balluku ushtron presion apo shantazh ndaj tij, duke i cilësuar ato si një “legjendë”. Kryeministri ka mohuar se mbahet peng nga ish-zëvendëskryeministrja dhe ka theksuar se zgjedhja e ministrave është kompetencë personale e tij. “Ju keni ngritur një legjendë se mua më mban peng dhe më bën shantazh Balluku. Mua nuk më mban peng askush dhe ministrat i zgjedh vetë, ndërsa drejtorët i zgjedhin ministrat në bashkëpunim me drejtuesit politikë të qarqeve”, mësohet të jetë shprehur Rama. Përmes kësaj deklarate,...
Burimi:
ntv.al