Shaheen për Rusinë, Ballkanin dhe NATO-n: Putin po tenton të na rraskapitë! Ka interes për ta destabilizuar
Kongresi i ka dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, një projektligj për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, duke hapur një fazë të re të presionit ekonomik të Uashingtonit ndaj Moskës. Senatorja Jeanne Shaheen, demokratja më e lartë në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe bashkëkryesuese e Grupit të Vëzhguesve të NATO-s në Senat, tha se legjislacioni synon të shënjestrojë të ardhurat financiare dhe energjetike të Rusisë dhe të rrisë presionin ndaj Kremlinit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 shtator, Shaheen foli për projektligjin për sanksionet, nevojat urgjente të Ukrainës, luftën hibride ruse dhe aktivitetet e Moskës përgjatë krahut lindor të NATO-s. Ajo në këtë intervistë po ashtu foli për paqëndrueshmërinë në Ballkan dhe rolin e opozitës ruse në kundërshtimin e narrativit...
Burimi:
syri.net