No Image Available

Sfidat për një lëvizje studentore/ Frymëzim nga modeli serb, por kodi zgjedhor dhe klasa aktuale janë pengesë: S’të lë hapësira, në Shqipëri është e detyrueshme…

Fitorja e lëvizjes studentore në Serbi ka frymëzuar të rinjtë shqiptarë për një organizim të ri politik. Me shembullin e humbjes së Vuçiç, studentët në Shqipëri po angazhohen për të formuar një lëvizje studentore kombëtare, ku parimi bazë për anëtarësinë është gjithëpërfshirje jopartiake. “Duket se ngjarja në Serbi ju ka dhënë shpresë edhe studentëve e popullit në Shqipëri. I kam parë që edhe këtu po organizohen në një lëvizje. Për mua klasa e vjetër duhet të zhduket, se për këtë arsye kemi protestuar me muaj. Duhet të ketë njerëz të ndershëm dhe profesionistë që punojnë pa interesa, për kombin”, tha Arvina Lleshi. “Është diçka në krijim e sipër. Ne patjetër që do të punojmë për kauzën e përbashkët, padyshim që nuk do kemi protagonizëm. Mes...