Sezoni i ri Politik-Rama mbledh sot ministrat te “Vila e Kuqe”

Sezoni i ri Politik-Rama mbledh sot ministrat te “Vila e Kuqe”

Edi Rama TIRANË-Në vazhdën e takimeve të nisura nga fundi i gushtit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë përsëri sot në orën 13:00, ministrat dhe zëvendësministrat. Takimi do të mbahet në ‘Vilën e Kuqe’ dhe vjen një ditë përpara mbledhjes me Grupin Parlamentar të zgjeruar të Partisë Socialiste. Takimi i sotëm pritet të shërbejë si pikënisje për zbatimin e detyrave të përcaktuara nga Rama në mbledhjen e zhvilluar javën e kaluar. Edhe në këtë mbledhje fokusi do të jetë te porositë e lëna nga kryeministri lidhur me dy dokumentet strategjike “BESA” dhe “Prania Besnike”. Gjithashtu në fokus do të jetë edhe qasja e re ndaj problematikave të qytetarëve, përmes platformës PasqyrAlbania. Platforma PasqyrAlbania u prezantua gjatë takimeve dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec, ku Rama kërkoi...