Sërish tensione në protestë, tubuesit përplasen me policinë, përdoret gaz lotsjellës
Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë. Në momentin kur qytetarët kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur në zonën e protestës, policia ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj në drejtim të tyre. Përdorimi i sprajit ka shkaktuar lëndime te disa protestues. Raportohet për disa të lënduar, të cilët janë marrë nga ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Një qytetar është shoqëruar pas përplasjes, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar para Kuvendit. Protesta zhvillohet në kohën kur brenda Kuvendit po mbahet seanca, ku po diskutohet edhe çështja e territoriales e cila pritet të votohet.
Burimi:
kohajone.com